Shkencëtari që krijoi vaksinën: Covid-19 do të jetë me ne edhe 10 vjet

HomeAktualitet

Shkencëtari që krijoi vaksinën: Covid-19 do të jetë me ne edhe 10 vjet

Shefi ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike gjermane “BioNTech”, Ugur Sahin, u pyet në një konferencë se kur mund t’i kthehet bota normalitetit pasi tashmë ka filluar programi i vaksinimit në disa vende. Përgjigjja e tij nuk ishte shumë e këndshme.

“Na nevojitet një definicion i ri i normales. Virusi do të qëndrojë me ne gjatë dhjetë vjetëve të ardhëhm. Duhet të mësohemi me faktin që do të ketë më shumë përhapje”, u përgjigj shkencëtari gjerman me prejardhje turke.
Sidoqoftë, ai tha se në realitetin e ri, njerëzit nuk duhet patjetër të izolohen, bizneset nuk duhet të mbyllen dhe shtrirja e njerëzve në spitale nuk duhet të jetë aq e përhapur. “Kjo mund të ndodhë në fund të verës”, tha ai, duke iu referuar kthimit në normalitet.

Sipas tij, vaksina nuk do ta ndryshojë shpejt jetën e njerëzve. “Nuk do të kemi ndikim në numrin e infeksioneve këtë dimër, por duhet të kemi ndikim në atë mënyrë që dimri i ardhshëm të jetë normale e re”, tha Sahin.
Kompania tha se është duke kërkuar çdo mundësi për ta zgjeruar prodhimin e vaksinës aq sa është e mundshme. Kapaciteti i saj i prodhimit deri në fund të vitit 2021 është 1.3 miliard doza.

Sahin paralajmëroi se vaksinimi i 60 deri 70 për qind të popullsisë mund të mos jetë i mjaftueshëm, nëse virusi bëhet më i shkathët në përhapje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0