Shkëlzen Maliqi: Vjosa Osmani dhe Kurti nuk mund ta nxjerrin Kosovën nga krizat që i kër cënohen

HomeAktualitet

Shkëlzen Maliqi: Vjosa Osmani dhe Kurti nuk mund ta nxjerrin Kosovën nga krizat që i kër cënohen

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi ka komentuar pozicionin e Vjosa Omanit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Maliqi thekson se Osmani është ajo që po e largon vetë veten nga partia dhe se nuk ka një strategji të qartë se nga është nisur.

Ai tutje thotë se ajo po vepron nën hijen e Vetëvendosjes dhe të Albin Kurtit.

Vjosa Osmani po e largon veten nga LDK-ja, pa ndonjë strategji të qartë se nga është nisur, ka mbetur në një pozicion vendnumëro të Qeverisë së shpresës që është bllof historik që nuk kthehet më në atë formë, dhe mendon dhe vepron komplet nën hijen e Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit. Nëse nuk do të kishte funksionin e Kryetares së Parlamentit, ajo nuk do të mund të luante këtë lojë të gardianës së shpresës dhe të përmbysjes që nuk ka mund të ndodhë”, tha ai.

“Vjosa Osmani është politikane e kategorisë së Shpend Ahmeti e cila relativisht lehtë u ngrit në pretendente për ty bërë Kryeministre e vendit, por jo me merita dhe suksese paraprake të bindshme, por me paraqitje retorikë anti Hashim Thaçi dhe pastaj edhe anti Isa Mustafa, pa u dëshmua më seriozisht si lidere që kupton kompleksitetin e proceseve politike dhe të koalicioneve detyruese që edhe ‘koalicioni i shpresës’ me Albin Kurtin, nuk e shikon vetëm si dështim të Isa Mustafës dhe LDK-së por edhe ngurtësisë dhe arrogancës së VV dhe Kurtit”.
“Është e drejta e Vjosës që të jetë idealiste, por ama ajo ka hyrë në garë si e përzgjedhura e LDK-së dhe është dashtë të kuptojë raportin e forcave, qoftë edhe nëse nuk i ka pëlqyer, që atë e ka bërë kandidate për kryeministre, ku o pari i vendimmarrjes është Isa Mustafa, e edhe krahët e shumtë të LDK-së që e përkrahin atë”, thotë Maliqi për gazeta blic.

Ai shton se krijimi i një subjekti të ri politik nga, Vjosa Osmani, nuk do të kishte shumë sukses për të dhe se është iluzion se ajo mund të tërheqë pas vetes shumicën e votuesve të LDK-së.

Ai potencon se edhe nëse Osmani bashkohet në një koalicion me Albin Kurtin, ata nuk do të mund ta nxjerrin Kosovën nga krizat që i kanosen.

“Vjosa Osmani ka drejtë të besoj në krijimin e një subjekti të ri politik, por është iluzion se mund të tërheq mbas vete shumicën e votuesve të LDK-së.
Ky pozicion i saj anti Thaçi dhe anti Mustafa mund të jetë efektiv nëse hyn në koalicion të përputhshëm me LVV, vetëm se nuk garanton fitoren spektakulare në zgjedhjet. Qeveria e synuar e shpresës tashmë është kompromentuar si antiamerikane, dhe një koalicioni eventual me Albin Kurtin nuk do të mjaftojnë vetëm deklarimet se platforma Kurti – Osmani nuk është antiamerikane, por kjo duhet të dëshmohet edhe me vepra. Kjo, për më shumë, është politikë që edhe LDK-në do ta shtynë drejt koalicionit me PDK-në, ku edhe një herë Kurti dhe Osmani do të shohin se nuk janë forca të vetëmjaftueshme që mund ta nxjerrin Kosovën nga krizat që i kërcënohen, sidomos në periudhën pas epidemisë” tha Maliqi.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dy ditë më parë pati një përpasje të ashpër me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Këto përplasje mes Osmanin dhe LDK-së filluan që në momentin kur ajo votoi kundë rrëzimit të qeverisë Kurti.

Pak kohë më pas, me kërkesë të Isa Mustafës, Osmani është përjashtuar nga të gjitha strukturat e partisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0