Shkëlzen Gashi: Nuk duhet të fyhet e shahet Gjykata Speciale

HomeAktualitet

Shkëlzen Gashi: Nuk duhet të fyhet e shahet Gjykata Speciale

Shfaqet Shkëlzen Gashi: Nuk duhet të fyhet e shahet Gjykata Speciale

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit, është lajmëruar pas disa muajve në një debat televiziv në Shqipëri duke mbrojtur punën dhe rolin e Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Metro.

Gashi ka thënë se Gjykata Speciale nuk duhet të deskriditohet, shahet, poshtërohet apo fyhet nga askush, sipas tij ajo është në interesin e Kosovës.

“Nuk duhet të deskriditohet, shahet dhe fyhet e poshtërohet Gjykata Speciale, ajo është në interesin e Kosovës”, tha Gashi, transmeton Gazeta Metro.

Gashi akuzoi veteranët e luftës se kanë dalë publikisht në konferencë për shtyp dhe i kanë dekonspiriu emrat e dëshmitarëve të Gjykatës Speciale.

“Përfaqësuesit e organizatës së veteranët së luftës së fundit në Kosovë kanë dalë publikisht në konferencë për shtyp dhe kanë dekonspiru emra të dëshmitarëve dhe për këtë duhet me reagu shoqëria kosovare sepse kësaj ja kemi pa sherrin, kjo o arsye që kemi Gjykatë Speciale, nuk duhet të kërcënohet dëshmitarët, nuk duhet dekonspirohen ata”, tha Gashi në Top-Channel./

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0