Shkëlzen Gashi: Në 20-shen e parë të LDK-së ka njerëz që nuk kanë kurfarë vizioni

HomeAktualitet

Shkëlzen Gashi: Në 20-shen e parë të LDK-së ka njerëz që nuk kanë kurfarë vizioni

Analisti Shkëlzen Gashi i ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka thënë se i ka bërë përshtypje lista VV-së që i ka përfshirë të gjitha kategoritë e shoqërisë.
“Më bëri përshtypje që i ka përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të gjitha kategoritë e shoqërisë. Kur thua listë për referendum; atëherë duhet t’i përfshish të gjitha kategoritë e shoqërisë. Këtu duhet të ndodhë një ndryshim rad ikal – jemi në një periudhë të rëndësishme siç ka qenë ajo e vitit 1989-90”.

“Nuk mund ta bësh ndryshimin nëse thua veç ata që janë socialdemokratë duhet të futen në listë. Shumica nuk e dinë se çka është e majta dhe çka e djathta, por jo edhe VV. Më bëri përshtypje që janë të përfshirë aktivistë, të burgosurit politikë, i ka pjesëmarrësit në lu ftë, i ka të mbijetuarit e lu ftës, tash e kemi edhe të mbijetuarën e dhu nës seksuale – kjo është ajo që po më bën më së shumti përshtypje”.

“Kategori tjetër që është përfshirë për herë të parë në listën e VV janë edhe Rugovistët. Vjosa Osmani, Gërvalla, Faton Peci dhe Blerim Gashani – këta janë Rugovistë të hapur publikisht me qëndrime. Këta mund të ngrenë vota edhe pse nuk pajtohen të dytë, Gërvalla dhe Gashani këta kanë moskuptime me Kurtin dhe i shprehin ato publikisht”.

“Ka edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, ish gazetarë. Këtu është i përfaqësuar edhe komuniteti mysliman dhe katolik, komuniteti i artistëve dhe çfarë më ka bërë përshtypje është përfaqësimi i grave”.
“Mungojnë dy komunitetet tjera si për shembull nuk ka turq, goran, ashkalinj, boshnjak apo malazez dhe nuk ka përfaqësues të komunitetit LGBTI”.

“Ne jemi në rrethana të jashtëzakonshme, është e njëjtë sikur kur është formuar LDK – është situatë e njëjtë. Kosova është i vetmi vend që nuk ka sigurim shëndetësor dhe e ka arsimin përtokë. Duhet të bëhet një ndryshim radikal. VV mund të befasojë me dyfishim të rezultatit sepse na ka befasuar një herë”.
Ndërsa listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka kritikuar se në 20-ëshen e parë ka njerëz që nuk kanë kurrfarë vizioni.

“Unë nuk e kuptoj qysh kjo 20-ja e parë e paska një vizion të qartë për kulturën, arsimin, këta nuk kanë kurrfarë vizioni. Po çarë vizioni këta?. Këta në rrethana normale nuk i kishe parë kurrë në këtë listë”.

“Është e turpshme me i fut në listë vetëm pse është djali i Xhemajl Mustafës apo Enver Malokut – ky është manipulim. Kjo është parti që i manipulon vik ti mat”.

Sipas tij, edhe në listën e PDK-së nuk ka kurrfarë ndryshimi përveç se dy liderët e saj nuk janë dhe tash kësaj partie i prinë dikush tjetër
“Tek lista e kësaj partie nuk shoh shumë ndryshme përveç se dy liderët e saj nuk janë dhe tash kësaj partie i prin dikush tjetër. Në këtë parti i ke prapë me lidhje familjare, e ke djalin e Lushtakut dhe mbesën e Thaçit”.

“I ke dy personalitete që kanë ndërruar aq shumë parti politike si Ramiz Kelmendi dhe Qerkezi. Shumica dërrmuese e tyre i kanë dy synime: prestigj dhe të ardhura financiare”.
“Çka më bëri përshtypje është se kemi dy persona që e kanë terrorizuar opinionin si analistë të pavarur dhe tash janë futur në listën e një partie politike”.
“Është një person ish i burgosur politik, Haki Morina, që ka dhënë një kontribut shumë të madh në luftë dhe pas lu ftës dhe është tërhequr nga këtu dhe ka shkuar në diasporë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0