Shifrat alarmante/ Varianti i ri shkakton infektime masive, covid bën ‘namin’ në Britaninë e Madhe

HomeAktualitet

Shifrat alarmante/ Varianti i ri shkakton infektime masive, covid bën ‘namin’ në Britaninë e Madhe

Britania shënon një tjetër ditë me shifra tepër të larta të infektimeve me koronavirus.
Gjatë ditës së sotme, Britania ka shënuar 33,364 raste të reja me koronavirus.
Që prej shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit që ka fuqi të transmetimit 70% më të madhe, rastet e reja në Britani kanë vijuar të rriten. Dje u vendos edhe rekordi më i lartë me 35,928 raste ditore.

Ekspertët thonë se variantin e ri të koronavirusit e kanë hasur tashmë në shtete europiane si Italia, Holanda, Danimarka dhe Austria.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0