SHBA ndan për Kosovën 500 mijë dollarë

HomePolitike

SHBA ndan për Kosovën 500 mijë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 500 mijë dollarë si ndihmë për Kosovën për ta luftuar koronavirusin.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, e ka kumtuar këtë përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar rreth pakos së re të Departamentit të Shtetit dhe USAID për t’u përballë me Covid-19”.

“Për Kosovën janë ndarë 500 mijë dollarë pasi që paraprakisht janë ndarë 1 milion që të përballej me koronaviruin”, është shprehur Kosnett.

“Që prej rastit të parë të identifikuar në Kosovë ka pasë mbështetje për punëtorët e vijës së parë të frontit dhe angazhimin për pendimin e përhapjes së virusit, kujdesin për të prekurit dhe duke dhënë mjetet e duhura për ta bërë këtë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0