Shala për kërcënimin e Kurtit: Gjithmonë kur presidentit Thaçi i rrezikohet pushteti, ndodhin gjëra të tilla

HomePolitike

Shala për kërcënimin e Kurtit: Gjithmonë kur presidentit Thaçi i rrezikohet pushteti, ndodhin gjëra të tilla

Kur kanë mbetur më pak se 10 dit deri në vendimin e radhës të Gjykatës Kushtetuese sa i përket dekretit të presidentit Thaçi për qeverinë Hoti, skena politike po bëhet edhe më e ashpër, në veçanti në mes LVV-së dhe presidentit Thaçi.

Madje kryeministrit Kurti i erdhi një kërcënim nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, kërcënim të cilin Kurti nuk e përfilli por tha se nga ky kërcënim duhet të ndjehen të kërcënuar Gjykata Kushtetuese.

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Krenar Shala, i cili nuk beson se ky kërcënim duhet të merret seriozisht.

Ai tutje thotë se gjithmonë gjithmonë kur presidentit Thaçi i rrezikohet pushteti, ndodhin gjëra të tilla

“Nuk besoj që duhet të merret seriozisht. Gjithmonë kur Presidentit Thaçi i rrezikohet pushteti, ndodhin gjëra të tilla. Porse nuk jemi më në vitin 2000 dhe se nuk kemi të bëjmë me një parti që frikësohet, siç është VV-ja”, u shpreh Shala.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0