Shala: Më të besueshme janë deklaratat e Ivica Daçiqit se të Avdullah Hotit

HomePolitike

Shala: Më të besueshme janë deklaratat e Ivica Daçiqit se të Avdullah Hotit

Analisti politik Krenar Shala përmes një postimi në Facebook, thotë se më të besueshme janë deklaratat e Ivica Daçiqit sesa të Avdullah Hotit.

Shala këto komente i bëri pas deklaratës së Avdullah Hotiti, i cili pritet që të formoj Qeverinë e re të Kosovës.

Hoti ka kritikuar vendimin e Qeverisë Kurti dhe tha që maunet nga Serbia nuk kanë nevojë të pajisen me certifikate sanitare dhe fitosanitare që kanë mbishkrimin “Republika e Kosovës”, ku shtoi se pas dialogut Serbia do ta njoh Kosovën.

Në anën tjetër, sipas Shalës, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk do ta njoh Kosovën.

E Shala për këtë thotë se më shumë janë të besueshme deklaratat e Daçiqit sesa të Hotit.

Postimi i plotë:

Kryeministri në ardhje, z. Hoti, tha që tanimë maunet që vijnë nga Serbia nuk kanë nevojë të pjisen me certifikata sanitare dhe fitosanitare që e kanë mbishkrimin “Republika e Kosovës”, ndërkaq në anën tjetër tha që po hyjmë në dialog dhe në fund të këtij procesi dialogues Serbia duhet ta njoh Kosovën.

Ndërkohë Ivica Dačić e përsëriti që Serbia nuk do ta njoh Kosovën në fund të këtij procesi. Kur t’i qysh n’fillim thu që maunet që vijnë prej Serbisë nuk kanë nevojë me u pajisë me certifikata me mbishkrim “Republika e Kosovës”, len me kuptu që ma shumë jonë të besueshme deklaratat e ministrit të jashtëm serb, sesa Kryeministrit të Qeverisë në ardhje të skenaristit Thaçi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0