Shaip Kamberi për 13 vjetorin: Gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit

HomePolitike

Shaip Kamberi për 13 vjetorin: Gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e Pavarësisë. Teksa ka thënë për gjithë këto vite Serbia mban veten peng nga mospranimi i realitetit.

“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj”, shkruan ai ndër të tjera, transmeton Gazeta Express

Postimi i tij i plotë:

«​ Je vous ai compris​ »​ (“Unë ju kam kuptuar”).

Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më​ 4 qershor 1958,​ mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mosballafaqimi me të kaluarën e saj. ​

Kosovë, Urime!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0