Shaban Syla nga burgu i kërkon falje publike Gani Gecit

HomeAktualitet

Shaban Syla nga burgu i kërkon falje publike Gani Gecit

Pas vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së në Drenas më 22 gusht, ku djali i Shaban Sylës Leutrimi, është i dyshuari kryesor për këtë krim, nisi edhe një debat mes Gani Gecit dhe Shabanit i cili aktualisht është në burg.

Syla nga burgu tha se djemtë e tij ishin të pajisur me armë pasi kishte dyshime se ishte sulmuar me armë nga njerëzit e Gani Gecit.

Reagoi menjëherë Gecit i cili i mohoi këto, duke thënë se betohet në 48 pleq se djemtë e tij nuk kanë dorë.
Pas këtij betimi, ka reaguar Shaban Syla, që përmes familjarëve, i ka kërkuar falje publike Gani Gecit.

Kjo është letra e kërkimfaljes nga Syla përmes familjarëve:

Gani, para ca kohesh patëm një bisedë telefonike, të gjatë, jo shumë të këndshme, një telefonatë, unë të thashë, ‘Gani, një zagar nëse më mungon unë të ti e lypi’.
Pas kësaj bisede, mu sulmua familja natën nga disa persona me maskë, të armatosur dhe natyrisht të dyshuarit e mundshëm ishit edhe ju, unë dyshimin e mbajtja vetëm dyshim sepse biseda në telefon nuk ka qenë e këndshme.
Rastin që ju ndodhi fëmijëve të mijë, gazetarja më pyeti përse fëmiju juaj mban armë pa leje: Unë i thash për shkaqe sigurie sepse kemi qenë të sulmuar nga njerëz të panjohur, dyshojmë që kanë qenë njerëz të Gani Gecit.
Pas reagimit tim, që je në gjendje të betohesh me 48 pleq e ndjej për obligim moral dhe njerëzor t’i them: Gani, paskam qenë i nxitur nga informatat e pa verifikuara dhe dashakeqe për këtë arsye pasi pas këtij reagimi tuaj më detyron në në mënyrën më të sinqertë, publikisht ty Gani Geci dhe familjes tuaj, t’i kërkoj falje publike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0