Sh përthimi i variantit të ri në Zvicër, karantinohen 2 hotele dhe mbyllen shkollat

HomeAktualitet

Sh përthimi i variantit të ri në Zvicër, karantinohen 2 hotele dhe mbyllen shkollat

Autoritetet shëndetësore zvicerane kanë karantinuar dy hotele dhe kanë mbyllur të gjitha shkollat ​​e skive në St. Moritz, në përpjekje për të frenuar një shp ërthim të variantit të ri shumë infektiv të koronavirusit. Sipas “The Guardian”, deri më tani, në qytet janë identifikuar dymbëdhjetë raste të Covid.

Kantoni lindor zviceran i Grisons urdhëroi të gjithë qytetarët që të mbanin maska ​​në qytetin me 5200 banorë, që krenohet si vendlindja e sporteve moderne dimërore. Testimi masiv i banorëve do të zhvillohet të martën, ndërsa shkollat ​​dhe vendet e kujdesit ditor janë të mbyllura.

“Djetëra raste janë identifikuar aktualisht në dy hotele. Për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe të turistëve, departamenti i shëndetësisë ka bërë karantinimin e dy hoteleve, si dhe ka urdhëruar testimin për Covid-19 për punonjësit dhe mysafirët e tyre”, tha kantoni në një deklaratë.

Kantoni nuk dha detaje, nëse varianti besohej se kishte ardhur nga Britania apo Afrika e Jugut.

Ndërsa, mbylli restorantet, baret, teatrot dhe vendet rekreative për të kufizuar përhapjen e sëmundjes, Zvicra ka lënë ashensorët e skive të hapur për sa kohë që ato zbatojnë masat; si mbajtja e maskave për të mbrojtur shëndetin publik. Zonat e skive në St Moritz mbeten të hapura, gjithashtu, pas sh përthimit të variantit të ri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0