Sh përthen Mulla Osmani, e quan Blerim Latifin komunist

HomeAktualitet

Sh përthen Mulla Osmani, e quan Blerim Latifin komunist

Teksa në studiot e emisonit ‘Pressing’ në T7 po flitet lidhur me raportet Turqi-Kosovë, kanë filluar polemika ndërmjet profesorit universitar, Blerim Latifit dhe Osman Musliut, imam në xhaminë e Drenasit.

Musliu e ka cilësuar si “komunist” Latifin, teksa ka thënë se çdo tematikë e ngritur nga ai shihet si o fendim për komunitetin mysliman, shkruan Gazeta Express.

“Çdo temë e jotja është f yerja ndaj myslimanëve… Brendësia jote është komuniste, në komunizëm je shkollu”, iu është drejtuar Latifit Musliu.

Profesori universitar ka thënë se duhet bërë dallimi mes kritikës dhe o fendimit.

Latifi ka folur edhe për Sulltan Mehmeti i Dytë ka qenë një anti-shqiptar dhe nuk e kupton pse një muze shqiptar të mbajë emrin e tij.

“Së pari, u tha që është donacion i TIKA-s. Por kjo nuk është tërësisht e vërtet. Komuna e Prishtinës po jep 500 mijë për këtë projekt. Pra gjysmë milioni. Ky nuk është donacion. Ky është bashkë-investim. Këtë hamam e ka ndërtuar Sulltani Mehmeti i dytë. Kjo është problematike. Ai ka bërë l uftëra të mëdha ndaj shqiptarëve. Thuhet se edhe malet i ka shkurtuar që të mos mund të bëhen sulme guerile nga ushtarët e Skënderbeut. Thuhet se në vitet 1400, kishte rrethuar shqiptarët në kalanë e Artanës. Artana mbrohej nga një komandant shqiptar me emrin Llesh. Pasi u p ushtua Artana, u vr anë të gjithë burrat. Ata u masakruan, ndërsa gratë u bënë skllave”, ka thënë ai.

“Është fatkeqësi që një hamam i tij të rindërtohet në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve. Ai edhe emrin e ka pasur Fatih, që do të thotë pushtues. Nuk e di pse komuna në këtë kohë shumë të vështirë me pandeminë po bën dëme të mëdha ekonomike, të investohet në një këso projekti”, shtoi Latifi. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0