Derisa Serbia po vaksinon qytetarët e Kosovës – Opozita thotë se qeveria lejoi të cenohet sovraniteti i shtetit

HomeAktualitet

Derisa Serbia po vaksinon qytetarët e Kosovës – Opozita thotë se qeveria lejoi të cenohet sovraniteti i shtetit

Opozita në Kosovë e ashpër me Qeverinë, vaksinimin e serbëve në Kosovë e cilësojnë cenim.

Rendi është goxha i gjatë.

Kështu këta banorë të komunitetit serb në Kosovë po vaksinohen kundër Covid 19.

Por, këto vaksina nuk i siguroi shteti i Kosovës.

Por, si hyrën ato në Kosovë, kryeministri në detyrë Avdullah Hoti tha se janë duke e marrë organet kompetente.

Kurse nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se kjo është shkelje e sovranitetit të vendit.

Fitim Haziri, anëtar i Komisionit për Shëndetësi thotë se kjo është ndër shkeljet më të rënda që ka ndodhur në Kosovë.

E për këtë temë Partia Demokratike e Kosovës akuzoi dy qeveritë e fundit.

Uran Ismajli tha se në emër të pandemisë është hera e tretë që Serbia po cenon integritetin e Kosovës.

I të njëjtit mendim është edhe analisti Emir Abrashi.

Ai thotë se kjo do të ishte në rregull vetëm nëse paraprakisht do të kishte marrëveshje mes qeverive.

Ndërkohë, gjatë së shtunës ka vazhduar vaksinimi kundër Covid 19 në komunën e Zveçanit, e cila është e banuar me serbë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0