Serbia në tri ditët e ardhshme furnizohet me vaksina për COVID-19, ndërsa Kosova jo

HomeAktualitet

Serbia në tri ditët e ardhshme furnizohet me vaksina për COVID-19, ndërsa Kosova jo

Derisa Kosova nuk pritet të furnizohet njëherë me vaksinën për COVID-19, Serbia në dy tre ditët e ardhshme thuhet se do të furnizohet me këtë vaksinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në dy-tre ditët e ardhshme do të furnizohen me këtë vaksina.
“Në dy ose tre ditët e ardhshme, ne do të marrim vaksinat e para “Pfizer”, ato do të jenë sasi të vogla dhe së pari do të shkojnë në shtëpitë e të moshuarve|, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton mediat serbe.

Ai tha se rreth 340,000 doza do të mbërrinin në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.
“Vaksinimi është thelbësor, jo vetëm për shkak të shëndetit, por në mënyrë që të mund të jetojmë”, shtoi ai.

Ndërsa, Kosova pritet të sigurojë falas 360 mijë vaksina ndaj COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë.

Ndërkohë zyrtarë të OBSH-së në Kosovë parashohin që procesi i vaksinimit në Kosovë nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë ditë më parë për Express së koha kur vaksina do të jetë e qasshme do të varet nga dinamika me të cilën COVAX do t’i sigurojë vaksinat nga prodhuesit e tyre për shtetet të cilat do t’i ndihmojë që ta sigurojnë këtë vaksinë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0