Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arr eston disa persona dhe konfiskon arsenal ar mësh

HomeUncategorized

Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arr eston disa persona dhe konfiskon arsenal ar mësh

Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm ka ndodhur përsëri sot.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa serbë janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog. Për këtë së pari kishte raportuar Istogu Chanel, lajm i cili po del të jetë i vërtetë.

Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Mokën në territorin e Republikës së Kosovës. Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

Indeksonline merr vesh se ROSU bashkë me Policinë kufitare të Kosovës kanë arritur me kohë në vendngjarje ku kanë arrestuar disa persona dhe kanë konfiskuar arsenal ar mësh.

Indeksonline merr vesh se në stacionin policor të Istogut tashmë ndodhen katër persona të arrestuar, që të gjithë dyshohet se janë nga komunat Veriore të Kosovës.

Ar mët e konfiskuara në këtë aks ion janë të modeleve të ndryshme, të gjata dhe të shkurtëra, si dhe sasi e konsiderueshme e plumbave.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast dhe brenda pak orëve pritet edhe raporti zyrtar i Policisë për këtë aksion.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0