Serbëve u hyn frika! Mediat në panik: Lobisti shqiptar Daniel Server kërc ënoi presidentin Vuçiç

HomeAktualitet

Serbëve u hyn frika! Mediat në panik: Lobisti shqiptar Daniel Server kërc ënoi presidentin Vuçiç

Media serbe “Alo!” i ka dedikuar një shkrim profesorit në Shkollën për studimet e avancuara ndërkombëtare në Uashington, Daniel Server, të cilin e kanë cilësuar si lobist shqiptar. Në artikull shkruhet se Server e ka kërc ënuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për të njohur Kosovën.

“Nëse nuk e njeh Kosovën, Serbia do të vendoset në pozicion të vështirë, do të përballet me probleme të vazhdueshme nga pala nacionaliste dhe mund të bëhet pengesë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Vuçiç mund të kërkojë diçka nga BE-ja në këmbim, mbase ai do të kërkojë para nga SHBA ose ndoshta hyrje më të shpejtë në BE, ndërsa Prishtina mund t’i japë Serbisë shumë pak. Shkëmbimi i territoreve do të çonte në spastrim etnik, jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe Maqedoni duke prekur edhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ukrainën,”- citojnë mediat serbe.
Po kush është Daniel Server, personi që u ka future “frikën” serbëve me deklaratat e tij?

Daniel Server shërbeu si këshilltar në Departamentin e Shtetit të SHBA. Ai ka qënë i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA në Romë nga 1990 në 1993 dhe nga 1994 në 1996, i dërguar special dhe koordinator për Federatën Boshnjake.

Mediat serbe shkruajnë: Me pak fjalë, Daniel Server është një nga sul muesit më agre sivë antiserbë të NATO-s të viteve 1990. Ai është një person i lidhur me struktura të ndryshme inteligjente-politike dhe ka reputacionin e ekspertit për “çështjen serbe”.
Sot në orën 17:00 të pasdites, më orqën tonë lokale do të nisë takimi i dytë në SHBA mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit. Në takim do të marrë pjesë edhe numri një i Amerikës, Donald Trump. Nga detajet e zbardhura deri më tani nga axhenda e takimit, e gjithë marrëveshja pritet që të përfundohet për jo më shumë se 15 minuta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0