Selmanaj, Osmanit: Respekto ligjet, mos i bëj adresime të pabaza komisionit

HomePolitike

Selmanaj, Osmanit: Respekto ligjet, mos i bëj adresime të pabaza komisionit

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Driton Selmanaj pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se ata nuk trajtojnë çështje që kanë përfunduar në gjykatë.

”Në si Komision nuk trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore”.

”Ne si komision vendosëm t’i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që ”respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni”.

”I bëjmë thirrje asaj që në adresimet që i bëhen këtij komisioni të mos bëj kërkesa të pabazuara”, tha Selmanaj.

Sipas tij kërkesa e dytë që u trajtua nga Komisioni ishte shqetësimi i Behgjet Pacollit për pengimin për ardhjen e tij në Kosovë.

”Kërkesa e dytë për shqetësimin e zotit Pacolli i cili pretendonte se është penguar nga qeveria të ushtrojë mandatin e deputetit”.

”Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të lejojnë dhe mundësojnë ushtrimin e mandatit të zotit Pacolli përfshirë është institucioneve shëndetësore”, shtoi ai.

Selmanaj ka folur edhe për rastet kur ka votuar deputeti i dënuar me burg, Etem Arifi.

”Se a kanë qenë të ligjshme vendimet e Arifit ne kemi një aktgjykim të zotit Pacolli kur u zgjodh president megjithatë ja njeh mandatin e presidentit, nuk ka dilema të diskutohet në vendimmarrje tjetër”, shtoi ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0