Selimi: 26 vjeçari nuk ishte paraqitur si i sëmurë, e-maili për problemet mendore erdhi shumë vonë

HomeAktualitet

Selimi: 26 vjeçari nuk ishte paraqitur si i sëmurë, e-maili për problemet mendore erdhi shumë vonë

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka thënënë emisionin DPT te Fidani në T7 se vdekja e 26 vjeçarit është rast i rëndë dhe nuk duh

VIDEO Haxhiu: Kosova duhet të ja fal krimet Serbisë për zhbërjën e Gjykatës Speciale
Përplasja në Open/ Andi Bushati: “Sfida që më bëri live Mazniku.
Pas shkarkimit, flet më në fund Sulejman Rexhepi

Kryetari i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ka thënënë emisionin DPT te Fidani në T7 se vdekja e 26 vjeçarit është rast i rëndë dhe nuk duhet të politizohet. Ai tregoi se i riu i ndjeki procedurat sikur të gjithë të tjerët dhe nuk u paraqit si i sëmurë. Ai thotë se letra nga ambasada në gjermani për sëmundjen e tij erdhi shumë vonë.

‘’Pasi të futen në aeroport , atdhetarët mbushin një formular ku tregojnë për problemet që i ka udhëtari. Unë u interesova dhe më thanë se ai nuk kishte shkruar asgjë në atë formular që kishte probleme shëndetësore”, thotë Selimi.

Selimi tregon cilët persona nuk futen në karantinë.

‘’Janë tre kategori të persoanve që nuk futen në karantinë. Ata që janë në moshë të shtyer. Persoant që janë nën 18 vjeç. Dhe personat që kanë sëmundje kronike. Personat me sëmundje kronike duhet të mbushin formularin në fjalë dhe të nënshkruajnë një betim mirëbesimi’’, thotë ai.

Tutje ai thtoë se letra për problemet e të riut me shëndet mendor erdhën shumë vonë në adresën e ministrisë.

‘’Problemet për shëndetin e tij mendor kanë ardhur shumë vonë në qendrën operative emergjente në Prishtinë.’’

‘’Në ora 17:03 minuta ka ardhur e-maili për problemet mendore që i kishte personi. Ishte shumë vonë. Në ora 17:30 kishte ndodhur rasti’’  

‘’Duhet të hetohet rasti në tërësi. Politika dhe politizimi nuk duhet të ndodhin para hetimit. Po e ngarkojnë opinionin me informacione të rreme të panevojshme. Duket se ata që dështuan të realizojnë planet politkke duke shfrytëzuar pandeminë, po përpiqen të përfitojnë me familjen e respektuar nga Livoqi i Gjilanit dhe të shtojnë dhimbjen’’, shton ai. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0