Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së më ka penguar gjatë punës

HomePolitike

Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së më ka penguar gjatë punës

Ish-drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu, po raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, raporton Gazeta Express.

Gjatë raportimit, ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor.

Po ashtu, Sejdiu ka thënë se bordi i SHSKUK-së nuk ka qenë përkrahës, por vetëm e ka penguar gjatë punës.

I pyetur nga nënkryetari i komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera.

“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vone ka ndodh furnizimi nga ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK na kanë ardhur me vonesa, dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi, dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në panën time”, tha ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0