Sa kushton një ofendim në Gjermani?

HomeAktualitet

Sa kushton një ofendim në Gjermani?

Sa kushton një ofendim në Gjermani?

Ofendimi është su lm kundërligjor ndaj dinjitetit të një personi. Vepra ndiqet kur bëhet me paramendim. Ofendim mund të bëhet me fjalë, me shkrim, me imazhe, me prekje.

Gjobat e mëposhtme janë vetëm si shembuj, sepse varet shumë nga situata, mënyra e ofendimit dhe të ardhurat mujore të personit që shanë. Mund të ndhodhë që të rritet ose ulet.
Zakonisht ligji parasheh dënimin deri në një vjet heqje lirie, ose gjobë. Nëse ofendimi bëhet i shoqëruar me sulm dhe dhunë, atëherë dënimi është dy vjet heqje lirie ose gjobë. 19.000 nga 180.000 ofendime të denoncuara në vit në Gjermani janë në baza seksuale, si prekja e gjinjëve ose ofendime tjera të kësaj natyre. Komeptene është gjykata e shkallës së parë.

Kallëzimi bëhet në polici ose nëpërmjet avokatit. Policia thërret palën e paditur dhe e dëgjon. Protokolli i dërgohet prokurorit publik, prokurori gjykatësit dhe mbahet seanca kryesore, ku nga gjyqtari dëgjohen dy palët. Nëse prokurori e vlerëson si jo shumë të rëndësishëm ofendimin, me arsyetimin se nuk ekziston interes publik, atëherë anulohet procedura dhe rekomandohet padi private. Ja disa që përdoren më dendur:

“Qen i poshtër!“ 200 Euro
“Më lëpifsh bythën!“ 300 Euro
“Lopë budallaqe!“ 300 Euro
“Derr i gjorë!“ 350 Euro
“ Kusar, rrugaç ose bandit!“ 450 Euro

“Ti je shumë budalla për të shkruar“ 450 Euro
“Derr duduk!“ 475 Euro
“Grua he dreq, a nuk ke punë tjetër më të mirë!“ 500 Euro
“Çfarë dëshiron, karagjoz?!“ 500 Euro
“Asocial!“ 550 Euro
T’ i drejtohesh policit me „Ti“, në vend të „Ju“, 600 euro
“Ty ta paska djegur dielli trurin!“ 600 Euro

“Ti kokëboshë, kokëfortë!“ 750 Euro
“Ti nuk je në terezi!“ 750 Euro
“Llum, bandit i mallkuar!“ 900 Euro
“Masturbues!“ 1000 Euro
“Matuf ose idiot me uniformë!“ 1500 Euro
“Më mirë do të kisha thënë qelbësirë, maskara, shkërdhatë!“ 1600 Euro

“Lavire ose bushtër!“ 1900 Euro
“Ti je bërlog, qelbësirë, ftyrë e poshtër!“ 2500 Euro
“Derr i derrit!“ 2500 Euro
Gjeste
Nxjerrja e gjuhës 150 Euro

Formimi i një rrethi me gishtin e madh dhe gishtin tregues 675 Euro
Gishti në kokë, në kuptimin, mos je budalla 750 Euro
Dorën duke lëvizur para koke në kuptimin mos je i luajtur mendsh 1000 Euro
Gishtin e mesëm të ngritur 4000 Euro…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0