‘Sa here qe lexoj qysh reagojne kunder Hotit militantet e Albinit, Hashes e Ramushit, une po bindem…’

HomeAktualitet

‘Sa here qe lexoj qysh reagojne kunder Hotit militantet e Albinit, Hashes e Ramushit, une po bindem…’

Analisti Berat Buzhala shkruan:

E kam thane edhe here te tjera, por po e perseris:

Jam jashtezakonisht i lumtur qe Kosova me ne fund e ka nje kryeminister, i cili nuk ka prapa vetes militante, fundamentaliste, qe jane ne gjendje me qite pushke per liderin e tyre.
Nuk e di sa ka me i zgjate. Une shpresoj, sa me shume qe eshte e mundur. Dhe per kete po bindem cdo minut e me teper. Sa here qe i lexoj dhe i shoh qysh reagojne kunder tij militantet e Albinit, Hashes e Ramushit, une po bindem qe ai po ben dicka te mire.
Jo vec Kosova, por cdo shoqeri, ka nevoje per kryeminister, e jo per te deleguar te Zotit ne toke. Te deleguarit e Zotit ne toke, me shume se sa shprese, me ngjallin frike. Sepse ata pastaj flasin ne emrin e tij, kurse fjalet e tyre mbrohen dhunshem prej pasueseve te tyre.

Sa per ilustrim: A ma perpara do te donit qe ta kishit udheheqes nje politikane te ftofte dhe pa emocione si Merkel, a nje tarak si Trump ose Erdogan? Keta dy te fundit ne cdo postim, ne cdo fjalim, nxisin militantet e tyre kunder rivaleve te tyre, kunder fqinjve te tyre, kunder cdo gjeje tjeter qe u del ne rruge. Ne anen tjeter Merkel qeverise ftohte, me ze te ulet, me puls dhe tension minimal. Mirepo kush po ecen me mire? Kush jane me te lumtur? Ku ka me pak probleme?
Mesazhi im per Dullen eshte ky: Vazhdo me i toleru, permbaju maksimes “fali o Zot se nuk e dine cfare bejne”, vazhdo mos me u korruptu. Ndoshta ne zgjedhjet tjera nuk ke me pase nevoje per partner qe te shantazhojne….

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0