Rriten ten sionet Serbi-Rusi, kjo është arsyeja

HomeAktualitet

Rriten ten sionet Serbi-Rusi, kjo është arsyeja

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që për gjashtë muajt e ardhshëm, të anulojë të gjitha ushtrimet ushtarake të Ushtrisë serbe me partnerët e jashtëm. Kjo sipas një njoftimi të të përditshmes serbe, “Politika”.

Lidhur me anulimin është prononcuar edhe ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili është munduar që vendimin e Qeverisë serbe, për anulimin e ushtrimeve ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, të njohura si ”Vëllazëria Sllave”, ta arsyetojë me “presionin e madh të Bashkimit Evropian”, transmeton KosovaPress.

Vulin ka thënë se “presioni nga BE ka qenë aq i madh, sa në rast se nuk do të anuloheshin ushtrimet ushtarake, ishte kërkuar edhe ndërprerja e procesit të integrimeve evropiane të Serbisë”.

Si pasoje e kësaj Serbia ka vendosur që për gjashtë muajt e ardhshëm, t’i ndërpresë të gjitha ushtrimet e përbashkëta ushtarake, si me Rusinë ashtu edhe me dhe SHBA-të, Kinën dhe shtetet e BE-së.

Ushtrimet tradicionale ushtarake “Vëllazëria Sllave 2020”, këtë vit ishin paraparë që të mbaheshin në Bjellorusi, ku forcat e armatosura të Rusisë, Bjellorusisë dhe Serbisë, do të zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake nga 10 deri me 15 shtator./kp/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0