Rreth 600 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e psikologut gjatë periudhës pandemike në Kosovë

HomeAktualitet

Rreth 600 qytetarë kanë kërkuar ndihmën e psikologut gjatë periudhës pandemike në Kosovë

Rreth 40 psikologë dhe studentë të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që nga 22 prilli janë dukë duke komunikuar me qytetarët në telefon për t’ua lehtësuar problemet që kanë pasur gjatë kohës së karantinimit.Kjo linjë telefonike është falas dhe qytetarët mund të kërkojnë ndihmë psikologjike duke bashkëbiseduar me psikologët. Kjo linjë mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë.Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Hotit, rreth 40 psikolog dhe student të psikologjisë gjatë ditës punojnë marrin telefonata të ndryshme nga qytetarët dhe ndajnë me ta brengat që ata i manifestojnë.Aktivizimi i kësaj linje, Hoti tha se ka ndodhur si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë me Departamentin e Psikologjisë dhe Universitetit e Prishtinës.Ai tha se deri tani numri i thirrjeve është shumëfishuar, duke arritur në 600.

“Linja telefonike falas për ndihmë psikologjike është aktivizuar në Ministrinë e Shëndetësisë që nga 22 prilli i këtij viti dhe aty rreth 40 psikolog dhe student të psikologjisë gjatë ditës punojnë, marrin telefonata të ndryshme nga qytetarët dhe ndajnë me ta brengat që ata i manifestojnë. Kjo linjë ofron mundësi që secili qytetarë i cili ka një shqetësim dhe ka diçka për të ndarë dhe këshilluar me ta të kontaktojë gjatë gjithë ditës dhe të zhvillojë biseda të cilat mund të jenë të dobishme për shëndetin e tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0