Rreth 100 balena n gordhin pasi mbesin në breg te detit në Zelandën e Re

HomeAktualitet

Rreth 100 balena n gordhin pasi mbesin në breg te detit në Zelandën e Re

Afro 100 balena dhe delfinë kanë n gordhur pasi mbetën të ngujuara në breg të detit në Ishujt Chatham të Zelandës së Re, thanë zyrtarët të mërkurën.

Shumica e balenave mbetën në bregdet gjatë fundjavës së kaluar, por përpjekjet për shpëtimin e tyre janë vështirësuar për shkak të vendndodhjes së largët të ishujve nga dy ishujt kryesorë të Zelandës së Re.

Departamenti për Ruajte i Zelandës së Re tha se 97 balena dhe tre delfinë kanë ngordhur, duke shtuar se janë njoftuar për këtë incident të dielën, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Vetëm 26 balena ishin ende të gjalla deri në këtë pikë, shumica dukeshin shumë të dobëta dhe u mbytën me eutanazi për shkak të kushteve të vështira në det dhe gjasave të mëdha që në ujë të kishte peshkaqenë të bardhë”, thanë zyrtarët.

Ngujimi masiv i krijesave të detit në breg të tij është mjaft i shpeshtë në Ishujt Chatham. Në vitin 1918, rreth 1.000 kafshë kishin n gordhur në një rast të tillë.

Ngujimi masiv i balenave ka ndodhur përgjatë tërë historisë moderne dhe arsyeja e kësaj dukurie i ka lënë të habitur shumë biologë detarë për një kohë të gjatë.

Në fund të shtatorit, qindra balena n gordhën në ujë të cektë në bregdetin australian në një nga rastet më të rënda të këtij lloji.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0