Rrëfimi rrëqethës i babait të tre fëmijëve që fitoi betejën kundër COVID-19: Kam qarë dhe lusja mjekët e infermieret të mos lejojnë të vdesë

HomeSociale

Rrëfimi rrëqethës i babait të tre fëmijëve që fitoi betejën kundër COVID-19: Kam qarë dhe lusja mjekët e infermieret të mos lejojnë të vdesë

Darren Buttrick, baba i tre fëmijëve në Stafordshire i Anglisë që i mbijetoi coronavirusit, thotë se përvoja e kryeministrit britanik Boris Johnson, i

Ky do të jetë moti për pesë ditët e ardhëshme
Mbahet mesha e parë në Katedrale që pas mbylljes nga pandemia
Klubet e natës, ahengjet dhe dasmat nuk lejohen as në Fazën e Tretë të lehtësimit të masave ndaj COVID-19

Darren Buttrick, baba i tre fëmijëve në Stafordshire i Anglisë që i mbijetoi coronavirusit, thotë se përvoja e kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili kishte deklaruar se mjekët kishin menduar se ai mund të vdesë – ia kishte rikujtuar atë se çfarë vetë personalisht kishte përjetuar.

“E kam pasur të vështirë të zgjedh numrat në telefonin mobil, të gjej numrat, të thërras familjarët dhe miqtë që t’ua shpjegojë atë që ndjeja. Kam qarë dhe i kam lutur mjekët dhe infermierët që të mos lejojnë që unë të vdesë”, thotë Darren, duke përshkruar momentin kur është vendosur të futet në repartin e kujdesit intensiv, sepse i rrezikohej jeta dhe mjekët i kishin dhënë 15 minuta që të përshëndet me më të dashurit, transmeton Telegrafi.

“Më është dashur t’i shpjegoj Angelas, prindërve, vëllait, motrës dhe familjarëve tjerë dhe miqve se ndoshta ky është takimi ynë i fundit. I dua, ka qenë një moment emocionues por njëherit shumë i frikshëm. Jam ulur dhe kam qarë si fëmijë”, ka shtuar Darren për Sky News të cilit i ka buzëqeshur sërish fati.

Bashkëshortja e tij Angela thotë se ajo dhe tre vajzat e saj kishin mbetur të shokuara, kur dëgjuan çfarë i kishte ndodhur partnerit dhe babait të tyre.

“Jam rrëzuar në dysheme, nuk kam mundur të funksionojë. Sapo e kam mbyllur telefonin me të, e kam telefonuar sërish. Mendoja se duhet të bisedojë pandërprerë me të”, shtoi ajo.

48-vjeçari më pas ishte vënë në komë dhe me ndihmën e respiratorit merrte frymë në spitalin New Cross në Wolverhempton. Temperaturën e kishte mbi 40 gradë dhe ndihej sikur dikush po e ngufat.

E kur është infektuar më 11 mars, ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje tjetër. Ndërkaq personat të cilët ishin kujdesur për të gjatë qëndrimit në spital, i quan “engjëj”.

“Një infermiere më shikoi në sy dhe më tha, mos u brengosni do të shpëtojmë. Më kujtohet që më ka thënë se duhet të numëroj deri në 10. Mendoj se kam arritur deri te numri tre, dhe mendova ndoshta kurrë nuk do të zgjohem. Për fat të mirë, jam zgjuar dhe jam kthyer në shtëpi”, ka shtuar ai.

Darren që punon në një kompani të madhe të telekomunikimit, ka arritur të shërohet plotësisht, por thotë se nuk do të harrojë kurrë atë çfarë ka parë. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0