Rrëfimi i Sokol Olldashit për trafikun e ko kainës nga Ilir Meta, si iu kap korrieri në Kukës kur ishte kryeministër

HomeShqiperia

Rrëfimi i Sokol Olldashit për trafikun e ko kainës nga Ilir Meta, si iu kap korrieri në Kukës kur ishte kryeministër

Kur Ilir Meta ishte kryeministër ngarkesat e ko kainës dhe he roinës shoqëroheshin nga policia dhe vuloseshin në doganë, raportet e SHBA-BE që rrëzuan Ilirin dhe një histori me Monikën me karrocën e fëmijëve nëpër aeroporte

Në shkurt të vitit 2002, pas raporteve tronditëse të SHBA-BE për trafikun e ko kainës dhe her oinës nga qeveria e Ilir Metës, korrupsionit flagrant, kr imit, blerjes së strukurave të PS dhe krijimit të klaneve me para të pista, Fatos Nano e shkarkoi si kryeministër.

Në raportet sekrete të partnerëve flitej se edhe Monika Kryemadhi, trafikonte drogëra të forta nëpër aereporte me karrocën e fëmijëve, duke përdorur pozitat e bashkëshortit, i cili ishte kryeministër. Sigurisht askush nuk guxonte të kontrollonte gruan e kryeministrit. Por, Prokuroria e Përgjithshme, SHISH, policia dhe drejtuesit e lartë të PS ishin në dijeni dhe të alarmuar për trafikun e kok ainës nën kujdesin e qeverisë Meta. Shumë shpejt, Fatos Nano dhe mbështetës të tij, nisën akuzat ndaj Metës dhe klanit të tij. Aksioni kulmoi me rrëzimin e Metës si kryeministër.

Disa javë pas rrëzimit të Ilir Metës, Sokol Olldashi, në një fjalim në Kuvend, flet për trafikun e kokainës në qeverisjen e Ilir Metës. Olldashi thotë se ngarkesat e dro gës shoqëroheshin nga policia dhe vuloseshin në doganë. Olldashi shprehej se: “Vetëm gjatë katër javëve të shkuara shënohen tre raste serioze me 2 tonë nar kotikë të kapur në Itali dhe 1.2 tonë në Slloveni. Në të dyja rastet, ambalazhet ishin të vulosura nga doganat shqiptare dhe, së fundi, rasti i 20 kg heroine të kapur në Kukës në një makinë me targa policie. Z. Majko nuk mund të bëjë asgjë kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme, për sa kohë që fati i tij si Kryeministër mbetet në duart e Ilir Metës, i akuzuar nga Nano se i përket familjarisht botës së kontrabandës dhe të kr imit, se ka qelbur Shqipërinë me aferat e tij familjare shumëmilionëshe, dhe ka uzurpuar të gjitha pushtetet me metodat e tij fas histe të drejtimit, se ka favorizuar afera të pista të mikut të tij Adi Shamku, aktualisht nën hetim dhe për çështjen e trafikut të heroinës kapur në Kukës dhe për tenderat e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, i akuzuar nga Petro Koçi për përdorim të policisë kundër politikës, i akuzuar nga Zabit Brokaj se është bërë kryeministër duke vjedhur votat edhe në KPD”.

Olldashi thotë se Anastas Angjeli dhe Gramoz Ruçi kishin ndarë bregdetin e Sarandës. Angjeli konsiderohet si mamuthi i korrupsionit në Shqipëri, ndërsa ka lidhje të forta me Ilir Metën. Sipas Olldashit “Z. Majko nuk mund ta frenojë grabitjen e pasurisë kombëtare të shqiptarëve për sa kohë fati i tij si Kryeministër mbetet në duart e Anastas Angjelit, i akuzuar nga zoti Nano për pronësime të paligjshme në Shkëmbin e Pëllumbave dhe në Kune, i akuzuar se ka ndarë me Gramoz Ruçin bregdetin e Sarandës, i akuzuar për monopolizimin e tregut të bananeve dhe të karburanteve dhe për favorizim të paligjshëm të bankave greke”.

Sot, çuditërisht, ata që denonconin korrupsionin dhe trafikun ose janë jashtë politikës ose nuk jetojnë më. Ndërsa Meta, Angjeli, Ruçi etj., vijojnë edhe sot pjesë aktive, madje Ilir Metën e bëri Edi Rama President.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0