Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur

HomeAktualitet

Rrëfimi i shqiptarit të parë me Covid-19 në Kosovë: Kiamet, dy-tre ditë isha si i vdekur

77 vjeçari nga Stublla e Epërme, u bë shqiptari i parë në Kosovë i cili u infektua nga koronavirusi.

Për gjendjen e tij shëndetësore nëpër të cilën kaloi, Mihill Martini zbuloi shumë detaje.

Ai u hospitalizua për 14 ditë fillimisht ku më pas edhe rezultoi pozitiv me Covid-19.

”Më thanë ky virusi”.

”Edhe unë s’mund lëvizsha hiç, atë natë flejta me tesha veshë”.

”Me mundime isha vet në dhomë, ma ligësht, ma mundim se di më. Sa që s’mundsha në këmbë me qëndru, as ulë – se të rrija ulë më ish dokë si me ma dhanë Prishtinën”.

Por Martini lutet që një sëmundje të tillë të mos e përjetojë askush.

”Aso ligështie, aso kiameti – as vet s’di çka me thanë”.

”Zot mos ja ço ‘as arushes, as thiut të egër‘ këtë sëmundje çka ish”, thotë ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0