Rrëfehet mes lotësh babai i dy djemve të mitur që humbën jetën në Gjermani: Kisha tre, Zoti më la vetëm një

HomeAktualitet

Rrëfehet mes lotësh babai i dy djemve të mitur që humbën jetën në Gjermani: Kisha tre, Zoti më la vetëm një

Babai i dy djemve, Hasanit dhe Blerianit Arifaj, të cilët humbën jetën tra gjikisht në Gjermani pas një për plasje me trenin, Arif Arifaj ka rrëfyer momentet e vështira rreth ngjarjes.
Arifaj ka zbuluar se skena është parë nga bashkëshortja dhe vëllai i tyre.
“Si zakonisht, djemt cdo mëngjes zgjoheshin në ora 6:30 për të vazhduar rrugën për në shkollë, unë gjendem në Gjermani në landin e Bavarisë, jam afro 30 vite në Gjermani prej demonstratave të prillit 1989. Kisha tre djem, atë ditë si zakonisht ishin duke shkuar në shkollë. Si cdo mërgimtar në Gjermani, që shumica kanë ardhë prej kushteve të vështira e shumica prej vështirësive nga oku patori serbë. Gruaja është me profesion mësuese, i ka marrë djemtë për t’i çuar në shkollë. Aty ku është rruga e trenit, është edhe rruga për të kaluar automjetet”,

“Vonesa që të mos lëshohen pengesat për automjetet, Zoti ka dashtë me ma lanë veç një. Kanë tentu më atë frigën se tuj iu ikë treni për shkollë, dhe mendimi im është që trenin që e kanë pa, kanë mendu që është i ndalun dhe s’ka tjetër, mirëpo në atë moment ka ardhë treni për në anën tjetër, në momentin që kanë dalë, 3 djem kanë qenë, po dy kanë dalë, e i ka marrë dy djemt e vogël, Hasanin dhe Blerianin, Hasani ishte 17 vjecar, kurse Bleriani 14 vjecar. Treni me atë shpejtësinë e madhe i mori përpara dhe humbën jetën tra gjikisht aty”, ka thënë ai.

Arifaj ka rrëfyer edhe detaje të tjera, si momentin kur dëgjoi lajmin tra gjik për djemtë e tij.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0