Rita Ora kërkon nga “Apple”: Vendoseni Kosovën në hartë

HomeShowbiz

Rita Ora kërkon nga “Apple”: Vendoseni Kosovën në hartë

Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora, i është bashkuar peticionit të kosovarëve ndaj kompanisë së njohur “Apple”.

Iniciativa e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin: “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj “Apple”-it që ta vendosë edhe Kosovën në hartë.

Shumë artistë e personazhe të njohrua i janë bashkuar kësaj iniciative, duke bërë po të njëjtën kërkesë.

S’kanë munguar reagimet edhe të yjeve nga Kosova, si Dua Lipa e Rita Ora, të cilat kanë një ndikim të madh.

Rita së fundmi i është bashkuar peticionit të kosovarëve për kompaninë “Apple”, duke bërë thirrje që të futet në hartën e botës nga kompania edhe shteti më i ri i Kosovës.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga kompania e njohur “Apple”, përdorues të së cilës janë një numër i madh i njerëzve në Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0