Rikthimi i pandemisë, ky shtet i fuqishëm drejt mbylljes totale për dy javë

HomeAktualitet

Rikthimi i pandemisë, ky shtet i fuqishëm drejt mbylljes totale për dy javë

Fundjava e ardhshme supozohej të ishte festa e Vitit të Ri hebre për izraelitët. Në vend të kësaj, nga nesër, Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që imponon një mbyllje të dytë totale në përpjekje për të ngadalësuar epideminë e shkaktuar nga Covid, teksa rastet e raja kanë tejkaluar 4,000 njësi për dy ditë me radhë kurse vde kjet janë mbi 500.

Qeveria ka vendosur masën e bllokadës totale për dy javë, që përkon me festat më të rëndësishme në kalendarin hebre.

Shkollat ​​dhe të gjitha bizneset duhet të mbyllen (përveç supermarketeve dhe farmacive), restorantet mund të qëndrojnë të hapura me orar të reduktuar, lëvizjet kufizohen në 500 metra larg nga shtëpia.

Pas kësaj faze të parë, janë planifikuar edhe dy të tjera, me kufizime në varësi të trendit të infeksioneve.

Data e zgjedhur (e premtja e ardhshme) për fillimin e bllokadës është kritikuar nga opozita, e cila e konsideron të dështuar menaxhimin që Kryeministri Netanjau i ka bërë emergjencës shëndetësore

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0