Ridvan Berisha kapet me zv.drejtorin e RTK’së, thotë se po sabotohet

HomePolitike

Ridvan Berisha kapet me zv.drejtorin e RTK’së, thotë se po sabotohet

Autori i emisionit ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ridvan Berisha, e ka akuzuar RTK’në për sabotim të emisionit të tij, duke thënë se kjo është njëra ndër arsyet e mungesës së shikueshmërisë.

Kësisoj, në reagimin e tij në ‘Facebook’, është konfrontuar me anë të komentit me Berishën zv. drejtori i televizionit publik, Mentor Shala. teksa ka thënë në mes akuzash se do publikojë statistikat e shikueshmërisë për vitin e kaluar, shkruan Gazeta Express.

“Facebook e RTK mos e merrni si njesi matese te shikueshmerise sepse eshte ne koma, dyshohet edhe per sabotazh, thjesht eshte ne gjendje te re nde “klinike”!”, thuhet në reagimin e autorit të emisionit ‘Debat’.

“Ridvan, jeni ba si partite politike, sa here dojne me i mbulu deshtimet e tyne e sul mojne RTK-në. Njerezit ju shohin aq sa jeni atraktiv e para dhe e dyta RTK nuk spozoron emisione ne fcb. Se shpejti do t’ua prezantoje statistikat e shikueshmerise se emisioneve te RTK-se ne mediat online (youtube, fcb) ne detaje per vitin 2020. Dhe pastaj ju duheni me reflektu, me i pa defektet e juaja dhe me i permiresu! Bile ti Ridvan nuk ish desht me reagu ne kete menyre sepse e din me mire se shumica aty kete forme te reagimit”, iu është kundërpërgjigjur Shala.

Tutje, ai ka konkluduar se produksioni i Berishës ka defekte proesionale. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0