Reparti i Pediatrisë në Gjilan pritet të rinisë punën nesër

HomeAktualitet

Reparti i Pediatrisë në Gjilan pritet të rinisë punën nesër

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nysret Hajrullahu, ka thënë se Reparti i Pediatrisë në këtë spital do të rinisë nesër punën.

“Pas testimit të djeshëm kur katër veta rezultuan pozitiv me koronaviurs, është njoftuar Qendra Operative Emergjente e komunës dhe në komunikim me IKSHPK është sugjeruar që Reparti i Pediatrisë të mbyllet për shkak të rrethanave të krijuara dhe që personeli të kalojë në vetizolim”, ka thënë Hajruallhu.

“Nesër mund të rillfillojë puna pas një vlerësimi. Pas konfirmimit të rasteve është bërë dezinfektimi i tërë repartit. Pas një riorganizimi të shërbimit pritet të rinisë puna”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0