Rekordmeni Gjasula, edhe 6 ndeshje për të hyrë në historinë e Bundesligës

HomeSport

Rekordmeni Gjasula, edhe 6 ndeshje për të hyrë në historinë e Bundesligës

Jurgen Gjasula ka barazuar rekordin më negativ në Bundesligën gjermane.

Bëhet fjalë për kartonë të verdhë, plot 16 herë është ndëshkuar  “luftëtari“ shqiptar përgjatë gjithë këtij sezoni. Sot, u ndëshkua pas 22 minutash lojë, ku Paderborni i tij po luan ndaj Leipzig.

Rekordi mbahej nga Tomasz Hajto, i cili në sezonin 1998-99 u ndëshkua 16 herë në një sezon.

Mesfushori kuqezi ka edhe 6 ndeshje në dispozicion për të thyer këtë rekord negativ, që do e vendoste në historinë e kampionatit elitar gjerman.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0