Rekord: Kapet peshku afro 3 metra i gjatë, ja për sa u shit

HomeSociale

Rekord: Kapet peshku afro 3 metra i gjatë, ja për sa u shit

Një peshk me gjatësi prej tri metrash, gjatësi kjo e cila po shënjon rekord, është nxjerrë nga ujërat e Skocsië nga një grup peshkatarësh britanik.Peshku u shit më pas për 2200 euro, për të cilin sugjerohet se kishte më shumë se 134 kilogramë, shkruan Daily Star, transmeton lajmi.net.
Krijesa e detit i përket tashmë një firme për tregtimin e peshqve në Manchester të Anglisë, e cila planifikon ta ndajë atë në 100 pjesë dhe ta shesë për mish.

Jamie Barrett, pronar i restaurantit Marple Fishmongers që shërben ushqim detit në Marple të Stockportit të Anglisë, mori sasinë e parë të mishit mëgjesin e së martës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0