Refuzohen 5 mijë zarfe me fletëvotime

HomeAktualitet

Refuzohen 5 mijë zarfe me fletëvotime

Deri më tani janë pranuar afër 12 mijë zarfe me fletëvotime, ndërsa afër 5 mijë të tjera janë refuzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Këto të dhëna i ka dhënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, duke shtuar se zarfe të tjera janë duke u kontrolluar në Qendrën e Numrimit të Votavel.

“Deri më tani, nga rreth 16 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime, janë aprovuar rreth 11 mijë e 800 zarfe me fletëvotime ndërsa janë refuzuar rreth 4 mijë e 950 zarfe me flet votime”, ka thënë Elezi para mediave të shtunën.

Ai ka dhënë edhe arsyet se pse po refuzohen këto zarfe me fletëvotime nga jashtë Kosovës.

“Arsyet e refuzimit janë se disa prej këtyre pakove janë dërguar nga personat që nuk janë regjistruar si persona votues jashtë Kosovës disa të tjera që janë dërguar nga persona që janë refuzuar për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe në disa raste pakot janë dërguar nga persona të paidentifikuar, apo se në pakot që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jovalide”, ka deklaruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0