Reagon sekretari i MIE që u shkarkua dje: Jashtëligjshëm ma ndërprenë punën!

HomePolitike

Reagon sekretari i MIE që u shkarkua dje: Jashtëligjshëm ma ndërprenë punën!

Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Integrimit Evropian Kushtrim Cukaj është shkarkuar dje nga Qeveria në detyrë e Kosovës për siç thuhet shkelje të rënda dhe të shumta të detyrave të punës.Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë Cukaj.Përmes një komunikatë për media, ai ka sqaruar gjerë e gjatë qënrimin e tij në dikasterin e integrimeve.

Reagimi i plotë:Të nderuar/a Media Elektronike dhe të Shkruara,Sekretari i Përgjithshëm i MIE-ne, që nga marrja e pozitës së Ministrit nga z.Blerim Reka me datë 06/02/202 ka zhvilluar dhe realizuar të gjitha obligimet dhe përgjegjësit që ka, me korrektësi dhe ligjshmëri të plotë institucionale. Në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk ka pas pengesa në realizimin e objektivave të vendosura nga Ministri Reka dhe kabineti i tij.

Bashkëpunimi ka qenë korrekt dhe profesional në tërësi gjatë kësaj periudhe kohore.Pas asnjë paralajmërim apo vërejtje verbale apo edhe me shkrim që nga marrja e detyrës me datë 06/02/2020:z. Blerim Reka, Ministër në detyrë i Ministrisë për Integrime Evropiane (MIE) ka zhvilluar procedura administrative disiplinore ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të MIE-ne, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe kornizën ligjore përkatëse në këto raste.z. Blerim Reka, Ministër në detyrë i MIE ka themeluar komision hetimor ( me këshilltar politik dhe shërbyes civil) për të hetuar dhe ndërtuar dosje të pa ligjshme ( mekanizmat e kontrollit administrata publike i ka të rregulluara dhe ndërtuar me legjislacion përkatës).Me datë 02.04.2020 ka dërguar kërkesën për inicimin e procedurave disiplinore ndaj SP-ëm, bazuar në dosjen e përgatitur jashtë ligjshëm ( me precedent penal për hartuesit dhe porositësit e saj).Me datë 17/04/2020, Qeveria në Detyrë ka marr vendim për themelimin e komisionit disiplinor bazuar në kërkesën e Ministrit në detyrë të MIE-ne ( të dërguar me datë 02/04/2020). Vendim i jashtëligjshëm, sepse është bazuar në kërkesë të ndërtuar në dosje të jashtëligjshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0