Rasti unik/ Akulloret pozitive me Covid-19, mjeku: Ne ndoshta…

HomeAktualitet

Rasti unik/ Akulloret pozitive me Covid-19, mjeku: Ne ndoshta…

Tre mostra të akullores të bëra nga pluhur qumështi nga Zelanda e Re dhe hirrë e thatë ukrainase rezultuan pozitive me Covid-19 në Tianjin të Kinës Veriore.

Autoritetet antiepidemike në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë njerëzit që mund të kenë qenë në kontakt me to.

Hetimet fillestare epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë, përfshirë qumësht pluhuri të importuar nga Zelanda e Re dhe hirrë pluhur të importuar nga Ukraina.

Dr Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, i tha Sky Neës se nuk duhet të krijojmë panik.

“Është e mundur që kjo ka ardhur nga një person, dhe pa ditur detajet, unë mendoj se ky është një rast unik. Shanset janë që ky të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht ka të bëjë me higjienën në fabrikë.”– tha ai.

Gjithashtu ai shpjegoi se temperatura e ftohtë në të cilën ishte ruajtur akullorja dhe fakti që përmban yndyrë, mund të shpjegojë pse virusi kishte mbijetuar në mostrat e marra, por sugjeroi që lajmi nuk duhet të shkaktojë alarm të madh.

“Ne ndoshta nuk kemi nevojë për panik se çdo akullore papritmas do të ndotet me koronavirus”- tha ai.

1,662 punonjës të kompanisë janë vendosur në karantinë dhe iu nënshtruan testimit të acidit nukleik të enjten pas udhëzimeve nga Qendra Tianjin për Kontrollin e Sëmundjeve.

Autoritetet thanë se kompania prodhoi 4,836 kuti akullore të kontaminuara me COVID-19, 2089 prej të cilave ishin mbyllur.

Një total prej 935 kuti me akullore, nga 2 747 kuti që hynë në treg, ishin në Tianjin dhe vetëm 65 ishin shitur në tregje.

Autoritetet thanë që banorët që mund të kenë blerë produktin duhet të raportojnë shëndetin dhe lëvizjet e tyre fizike tek ata në komunitetet e tyre.

Qyteti ka informuar gjithashtu autoritetet e rregullimit të tregut në provinca të tjera ku akullorja është dërguar në mënyrë që të gjurmohet.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0