Rasti i mandatarit në Kushtetuese, Osmani ka disa fjalë për gjykatësit

HomePolitike

Rasti i mandatarit në Kushtetuese, Osmani ka disa fjalë për gjykatësit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani refuzon të flasë rreth aktgjykimit që po pritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese rreth dekretit të presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Osmani beson në integritetin profesional të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

“Do të mund të përgjigjem vetëm kur ta kemi atë aktgjykim. Besoj shumë në integritetin profesional të këtyre gjykatësve. Në momentin që do të kemi një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, gjithçka tjetër do të varej nga ajo përgjigje”, ka thënë Osmani.

Osmani thotë se nuk mund të flasë pa dalë aktgjykimi sepse nuk dëshiron ta paragjykojë atë vendim të Kushtetueses.
Gjykata pritet që deri më 29 maj të dalë me një vendim lidhur me cështjen e mandatimit për kryeministër.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0