Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna, prin Prishtina me 44 të infektuar!

HomeAktualitet

Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna, prin Prishtina me 44 të infektuar!

Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 96 persona të infektuar me koronavirus. Të infektuarit vijnë nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Ferizaj, Suharekës, Mitrovicës, Gjakovës, Gjilanit, Vushtrrisë, Drenasit, Istogut, Fushë Kosovës, Podujevës, Skenderajt, dhe Vitisë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 44 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Ferizajt 5 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë janë shëruar 87 persona me koronavirus.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0