Raportuesi gjerman për Kosovën në KE u drejtohet Qeverisë Kurti, politikanëve dhe Gjykatës Kushtetuese

HomeAktualitet

Raportuesi gjerman për Kosovën në KE u drejtohet Qeverisë Kurti, politikanëve dhe Gjykatës Kushtetuese

Raportuesi për Kosovën në Këshill të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar nga akterët në vend përgjegjësi politike dhe respektim të sundimit të ligjit, raporton Gazeta Express.

Në një deklaratë të lëshuar për media, Beyer ka deklaruar se mbështesin Kosovën, të drejtat e njeriut e sundimin e ligjit edhe në këtë periudhë sfiduese.

“Populli i Kosovës është goditur fort nga kriza aktuale e koronavirusit, ashtu si shumë vende të tjera të botës. Simpatia ime shkon te ata që janë të prekur drejtpërdrejtë nga kriza, në aspektin shëndetësor, ekonomikisht, si dhe në vendet e goditura më së shumti nga shpërthimi i sëmundjes. Unë mirëpres në këtë drejtim shembujt e fundit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe të koordinimit ndërkufitar dhe solidaritetit në mes të udhëheqësve profesionist mjekësore e zyrtarë, përtej ndasive etnike e politike”, tha ai.

Beyer ka folur edhe për krizën politike në vend, pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, derisa ka përmendur edhe pezullimin e dekretit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri më datë 29 maj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0