Raporti amerikan: Flota detare e Kinës është tashmë më e madhe se ajo e SHBA (FOTO)

HomeAktualitet

Raporti amerikan: Flota detare e Kinës është tashmë më e madhe se ajo e SHBA (FOTO)

Pentagoni ka publikuar një raport ku duket se pranohet se Kina ka lënë prapa SHBA duke krijuar flotën detare më të madhe në botë.

Admirali Charles Richard tha se SHBA nuk është ende e ndërgjegjshme për potencialin ushtarak dhe bërthamor të Kinës.
“Kam frikë se ne si komb nuk jemi tërësisht të ndërgjegjshëm për kërcënimet me të cilat përballemi. Kina ka tashmë kapacitetet për të kër cënuar vendin tonë me anë të raketave balistike nga nëndetëset. Jemi në një moment kritik”, tha ai.
Zhvillimi vjen pas publikimit të raportit të përvitshëm të Pentagon ku evidentohej fuqia ushtarake e vendit komunist, duke cilësuar se zotëron flotën detare më të madhe në botë.

Në raport shtohej se Kina ka në plan të rrisë arsenalin bërthamor ndërsa tashmë llogaritet se zotëron rreth 200 mbushje bërthamore.

Richard u tha gazetarëve në Pentagon: “Ne e dinim që kishte një kër cënim ndaj të cilit ne duhet të përgjigjeshim në mënyrë strategjike, por jo çdo situatë mund të përballohet me reagimin strategjik”.
Rreth 350 luftanijet e nëndetëset e Kinës përfshijnë 130 anije kryesore sipërfaqeje dhe janë më shumë se 293 luftanijet e llogaritura të SHBA, thotë raporti, megjithse shton se kjo e fundit është më e avancuar teknologjikisht dhe ka forcë më të madhe aeroplanmbajtësesh me 11 super-mjete mbi 100,000-ton.

Ndërkohë zyrtarët thonë se Kina është duke ndërtuar dy aeroplanmbajtëse të tjera dhe kërkon të arrijë një totale prej 10 copë.

Me zgjerimin e forcës së saj ushtarake dhe rangun e raketave, vendi pret të hapë baza ushtarake në vende si Mianmar, Tailandë, Singapor, Emiratet e Bashkuara Arabe, Tanzani, Angola e vende të tjera.

Raporti i Pentagonit pritet të ngrejë alarmin për Indinë teksa Pekini do të përpiqet të zgjerohej në rajonin e oqeanit indian, ku tashmë ka krijuar bazat e saj detare prej vitit 2017 në Xhibuti dhe Kepin e Afrikës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0