Raportet me ShBA-në, Osmani: Haradinajt s’ia patëm kthyer shpinën kur thoshte se kishte presion për taksën

HomePolitike

Raportet me ShBA-në, Osmani: Haradinajt s’ia patëm kthyer shpinën kur thoshte se kishte presion për taksën

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka ripërsëritur se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale.“Për Kosovën raportet me SHBA’në janë ekzistenciale sepse ekzistenca e shtetit tonë është në këtë raport special”, thotë Osmani në Pressing.Ajo thotë se LDK ishte e para që e ka dhënë idenë e reciprocitetit.

Osmani është e bindur se ka mund të tejkalohet çështja e taksës ndaj mallrave serbe në mes të partnerëve të koalicionit, LDK-VV.
“Në takimin e fundit kemi diskutuar për momentin e heqjes së tarifës dhe në atë moment ka pasur një bashkëbisedim të sinqertë nga Kurti dhe Osmani. Takimi ka përfunduar pa ndonjë mospajtim të madh”, sqaroi Osmani për takimin ku ishte vetë prezente.“Pas atij takimi unë insistoja që të vazhdohej me takime por shumica dërrmuese në Kryesi mendonte ndryshe. Përshtypja ime është se kemi mundur të pajtohemi”, shton Osmani.

Thotë se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nuk iu kthye shpina kur thoshte se kishte presion për heqjen e taksës.“Sikur ne të kishim folur me një zë për taksën atëherë krejt më ndryshe do të shiheshim si shtet nga ana e SHBA’ve”, tha ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1