Ramush Haradinaj i dha “ultimatum” Isa Mustafës për postin e presidentit, vjen kundërpërgjigja nga LDK-ja

HomePolitike

Ramush Haradinaj i dha “ultimatum” Isa Mustafës për postin e presidentit, vjen kundërpërgjigja nga LDK-ja

Pas “ultimatumit” që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i dha Isa Mustafës se nëse nuk do ta mbështes LDK për president, atëherë ai do të largohet nga Qeveria, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Haki Rugova në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se ende është shumë herët të flitet për postin e presidentit.Ndërkohë, që ai ka përjashtuar se është në rrezik koalicioni qeverisës, duke paralajmëruar edhe zgjerimin e koalicionit qeverisës me PDK-në.

“Çështja e presidentit akoma nuk ka ardhur në tavolinë, e LDK me partnerët do ta mbajë këtë qeveri, eventualisht ta zgjerojë koalicionin e pastaj shofim kur të vjen koha diskutojmë për presidentin” deklaroi Haki Rugova për Gazeta Blic.Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se do të rrëzoj qeverinë nëse nuk e merr pozitën e presidentit.

Ai tha se përpara janë dy zgjidhje, AAK-ja ta marrë Presidentin dhe siç thotë të bëhet pjesë e vendimmarrjes ose vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.“Aleanca është para dy zgjidhjeve, të dyja shumë të vështira. E para është që të vazhdojë të jetë pjesë e pushtetit dhe e vendimmarrjes, por ta kushtëzojë me marrjen e një pozicioni vendimmarrës të presidentit edhe ajo është logjika pse Këshilli Drejtues i AAK-së më ka dhënë autorizim të negociojë edhe për çështjen e presidentit, me qëllim që ne të mos përjashtohemi nga tavolina e marrjes së vendimeve. Pra, ne nuk rrisim pushtet me marrjen e presidentit, por ne vetëm ruajmë mundësinë e të qenurit në tavolinë aty ku merren vendimet”, ka deklaruar ai.Sipas Haradinaj, LDK nuk ka ambicie që ta marrë këtë post.“LDK-ja nuk mund t’i ketë dy përgjegjësitë e para edhe kryetarin e qeverisë dhe presidentin. Edhe LDK, në fakt nuk ka shprehur ambicie. Ish- kryeministri (Isa) Mustafa nuk ka shprehur ambicie për postin e presidentit. Ai nuk është i interesuar të hapë paketën, pra që ta shkarkojë këtë qeveri, të nominojë një mandatar, të pres ato dy javët e famshme që t’i dërgojë letra Vetëvendosjes, që të bie në procedura të caktura”, ka thënë Haradinaj, duke thënë se shpreson në mirëkuptim edhe nga PDK’ja.

“Unë jam në pozitë me të vështirë me PDK-në, sepse presidenti dikur ishte në PDK. Mirëpo, unë mendoj edhe për PDK-në, shpresoj se do ta kem mirëkuptimin edhe nga ata, sepse në këto situata të ndjeshme, nëse Aleanca duhet të jetë partner, duhet t’i jepet mundësia të ketë vendimmarrje. Përndryshe, vetëm sa për ta mbajtur në jetë një qeveri për pak pushtet, për Aleancën ne e dimë rrugën që të shkojmë në shtëpi, se e kemi ditur edhe në të kaluarën, ja do të shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Haradinaj.Kujtojmë që javën e kaluar kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe nënkryetari, Lutfi Haziri deklaruan se PDK mund t’i bashkohet koalicionit qeverisës.Ndërkaq, analistët politik konsiderojnë se koalicioni është në krizë.Analisti politik, Arben Ahmeti ka komentuar dështimin e takimit të sotëm ndërmjet liderëve të koalicionit.Ai në një deklaratë të dhënë për Gazeta Blic, ka theksuar ka një thyerje të koalicionit aktual qeverisës. Në një situatë normale, sipas tij, partnerët e koalicionit do të duhej të komunikonin në baza ditore, e jo të ketë nevojë për një takim zyrtar.“Unë nuk mendojë që ka pasur ndonjë tentativë për takim zyrtar përmes partnerëve të koalicionit, sepse mendojë që këta do të duhej të komunikonin pa pasur takim zyrtar, do të duhej të komentonin në baza ditore, kriza tashmë është eventuale fakti që përflitet që ka nevojë për një takim zyrtar”, ka theksuar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0