Ramush Haradinaj: Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë nga i dyti

HomePolitike

Ramush Haradinaj: Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë nga i dyti

Gjykata KushtetueseHaradinajKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur besimin e tij që Gjykata Kushtetuese do të marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e dytë.Haradinaj tha se këtu nuk bëhet fjalë për mohimin e të parit. Ai tha se i është dhënë mundësia partisë së parë, e ka krijuar qeverinë, dhe i është dhënë për herën e dytë, por nuk e ka pranuar.“I pari e ka konsumu mundësinë, e ka themelu Qeverinë. I pari, prapë e ka pas mundësinë e dytë, por nuk ka mrri me bë ose nuk ka dashtë. Nuk ka të bëj me mohim të të parit, por me kërkim të opsionit tjetër. I pari e ka shfrytëzu të drejtën, por e ka humbë për fatin e vet. Vendi është në krizë dhe situata të tilla mund të kemi çdo herë”, tha Haradinaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0