Ramosaj: Dy rastet e mbrëmshme me COVID-19 në Deçan, janë raste kontakti familjar

HomeAktualitet

Ramosaj: Dy rastet e mbrëmshme me COVID-19 në Deçan, janë raste kontakti familjar

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se dy rastet e mbrëmshme në këtë komunë që dolën pozitiv me COVID-19, janë raste kontakti.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka siguruar qytetarët se nuk ka vend për shqetësim dhe panik, dhe se janë marrë të gjitha masat në raport me dy rastet e infektuar me coronavirus.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Deçanit, dje kemi rezultuar me dy raste me COVID-19, si pasojë e kontaktit familjar.
Ju informoj që kemi marrë të gjitha masat që na takojnë në raport me dy rastet e publikuara, dhe ju siguroj që nuk ka vend për shqetësim dhe panik.
Duke uruar shërim të shpejtë dy pacientëve nga Strellci, kërkoj nga të gjithë ju kujdes të shtuar që ta tejkalojmë këtë situatë. /Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1