Ramiz Lladrovci: Kosova është vend i mundësive

HomeAktualitet

Ramiz Lladrovci: Kosova është vend i mundësive

Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka zhvilluar sot një takim mes miqsh, e në mesin e tyre edhe një nga ish-zyrtarët e lartë të kësaj partie, Adem Grabovci.

Pas kësaj, Lladrovci tha se janë diskutuar tema të gjera duke filluar nga futbolli, pandemia COVID-19 e deri tek ekonomia dhe politike.

Por ndër të tjerash Ladrovci tha se Kosova është vendi mundësive dhe se historia jonë është kjo çfarë është.

Postimi i plotë:

Me Ademin, Albertin, Labinotin, Sylejmanin dhe Qëndrimin, patëm takim mes miqsh ku trajtuam shumë tema, nga futbolli e Covidi, deri te ekonomia dhe politika. Erdhëm në përfundim se vendi ynë ka mundësi të mëdha për sukses, me të rinj e të reja me potencial por edhe me vullnet për të arritur shumë.

Gjithsesi, e kujtuam të djeshmen tonë krenare, por edhe qëndrueshmërinë tonë për të arritur aty ku e kemi vendin, edhe si shtet, edhe si komb në të gjitha fushat.

Kosova, është vend i mundësive që i lakmuan të huajt, prandaj të arriturat tona por edhe historia jonë është kjo çfarë është! Rruga e vetme që na mbetet është ajo që çon përpara.

Respekt!.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0