Ramadani: Zgjatja e dorës ka përfunduar sepse do të shkaktojë vdekje

HomeAktualitet

Ramadani: Zgjatja e dorës ka përfunduar sepse do të shkaktojë vdekje

Kryetari i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se njerëzit janë ata që mund ta ndalojnë përhapjen e virusit.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë. Epoka e zgjatjes së dorës ka përfunduar në civilizimin modern. Zgjatja e dorës ka përfunduar sepse do të shkaktojë vdekje. Përshëndetuni me dorë në zemër ose ashtu sikur kemi rekomanduar, shqiponjën dhe përkuljen”, thotë ai.

Ai ka thënë se as përshendetjen me bërryla nuk duhet ta praktikojnë qytetarët.

Sipas tij ata që nuk i përmbahen këtyre rregullave, rrezikojnë të marrin sëmundjen.

“Nuk është dashur të ndalojmë ne. Restorantet vetëm kanë pasur nevojë të krijojnë distancë mes tavolinave. Kjo ka qenë e mjaftueshme. Ndërsa nuk është dashur të ulen mbi 4 persona në një tavolinë. Vetëm me 4 persona e më pak mund të mbahet distanca. Por, kur ulemi shumë persona në një tavolinë atëherë spërkasim dhe përhapim virusin. A ka më keq që të infektosh dikë. Shikoni, disa persona po e kalojnë shumë lehtë, por ata duhet të dijnë se një pjesë e shoqërisë më e dobët ka komplikime dhe dëme”, ka thënë në T7 ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0