RAKA PARALAJMËRON RRITJE ENORME TË RASTEVE ,NËSE S’RESPEKTOHEN MASAT

HomePolitike

RAKA PARALAJMËRON RRITJE ENORME TË RASTEVE ,NËSE S’RESPEKTOHEN MASAT

Rritje enorme të rasteve me COVID-19, nëse nuk respektohen masat ka paralajmëruar mikrobiologu Lul Raka, teksa e ka kritikuar mosrespektimin e tyre prej qytetarëve, ditët e fundit. Sipas tij, paraqitja e numrit më të vogël të rasteve, nuk do të thotë që qytetarët të relaksohen dhe të kthehen në normalitet. Nëse vazhdohet kështu, ai paralajmëron se do të ketë rritje enorme të rasteve ditëve në vijim.

“Unë apeloj që qytetarët të kenë kujdes, sepse normalisht nuk mund të mbesim mbyllur derisa ta gjejmë vaksinën edhe duhet të lirohen masat. Mirëpo ky lirim i masave duhet të shkojë me përgjegjegjësinë e qytetarëve për të zbatuar masat parandaluese. Në mënyrë që të mos ketë rritje enorme. Në mënyrë që të mos ketë edhe rritje të numrit të atillë, i cili i tejkalon kapacitet menaxhuese të Kosovës”, ka theksuar Raka.

Raka konsideron se për daljen masive të qytetarëve në ambiente të hapura, rezultatet nuk do vërehen për 24 orë, por pasojat e neglizhencës së tyre, do të vërehen 14 ditë më vonë. Ai po ashtu ka thënë se zhdukja e tërësishme e pandemisë së koronavirusit mund të ndodhë vetëm pas zbulimit të vaksinës, gjë e cila mund të zgjasë deri në një vit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0