Radhë të gjata për një vulë, Ambasada Shqiptare bën premtimin e madh

HomeAktualitet

Radhë të gjata për një vulë, Ambasada Shqiptare bën premtimin e madh

Radhët e gjata që përsëriten çdo javë në ambasadën Shqiptare, do të marrin fund. Ky është premtimi që jep ambasada Shqiptare në Athinë, që njofton qytetarët të kenë durim deri më datën 15 tetor, pasi nga kjo dotë, do të vijojë puna si normalisht. “Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës.

Është vetë Ambasada që pranon problemet në këtë degë, ku qytetarët shqiptarë sorollaten me orë të tëra për marrjen e një vule, një certifikate apo një pasaporte.
Postimi i Ambasadës Shqiptare në Greqi:

Të dashur bashkëatdhetarë! Ju vuani një ditë, ne jemi të njejtët dhe ju shërbejmë çdo ditë! Siç e shikoni po punojmë me orare të zgjatura që të arrijmë t’ju japim shërbimin që meritoni! Kini besim, nga 15 tetori 2020 çdo gjë do jetë siç e keni shpresuar! Kërkojmë thjesht mirëkuptim nga ata që do vijnë në ditët në vijim dhe të respektoni rregullat dhe oraret orientuese që kemi caktuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0