Qytetarët që vetizolohen pasi të kthehen në Kosovë nga vendet fqinje, do monitorohen nga Policia

HomeAktualitet

Qytetarët që vetizolohen pasi të kthehen në Kosovë nga vendet fqinje, do monitorohen nga Policia

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kanë propozuar masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Një nga to ishte edhe vetizolimi për shtatë ditë, për të gjithë kosovarët që kthehen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia, njofton Klan Kosova.

Por si do të menaxhohet e gjithë kjo procedurë, në dokument thuhet se të gjithë këta persona me rrezikshmëri infeksioni, do të monitorohen nga shtabet komunale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

”Të gjithë personat që do të vetë-izolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare të territorit të Republikës së Kosovës; Këta persona do të monitorohen nga shtabet komunale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0